Besimi është rrënja e biznesit tonë

Fjala kyçe është: cilësia. Ne besojmë se çdo fidan që transportojmë tek klientët tanë përfaqëson kompaninë tonë.

WalTree është një fidanishte familjare në Turqi, e specializuar në prodhimin e fidanëve të arrës. Ne jemi një nga fidanishtet më të mëdha të pemëve frutore në Turqi dhe jemi themeluar në vitin 1992. Kemi punuar fort për të fituar reputacionin tonë përgjatë viteve, punojmë po aq fort për ta mbajtur atë. Qëllimi ynë është të prodhojmë fidanët e arrës më produktivë, me kualitetin më të lartë dhe sot jemi duke shitur më shumë se 100.000 fidanë çdo vit në Europë. Disa nga shtetet ku ne kemi dërguar fidanë vitin e kaluar janë: Greqia, Bullgaria, Rumania, Gjeorgjia, Italia, Uzbeksitani dhe shumë më shumë...

CILËSI DHE PAJISJE TË SHKËLQYERA

Ne besojmë se suksesi mund të vijë vetëm nga marrëdhëniet afatgjata me klientët tanë. Për këtë arsye, ne sigurohemi që llojet e pemëve që shesim tíi qëndrojnë emrit të tyre. Ne punojmë me skuadrën tonë me eksperiencë të shartimit për të rritur pemë të përjetshme. Ne i ftojmë klientët tanë në fushat tona që ata të shohin cilësinë e pemëve tona. Dhe gjithashtu i ndihmojmë ata në çdo hap, që nga zgjedhja e pemës më të mirë të arrës dhe deri tek transporti. Kur vjen pranvera, ne i mbajmë fidanët në frigoriferët tanë për ti ruajtur ata në cilësinë më të mirë.

ÇERTIFIKATAT FITOSANITARE

Ne e dimë se mbjellja e një peme është një investim afatgjatë. Ne bëjmë gjithçka për tíu sjellë klientëve tanë cilësinë e parë të fidanëve të arrës. Inxhinierët tanë bujqësorë kontrollojnë fidanët në mënyrë rutinore për shëndetin dhe produktivitetin e tyre. Të gjithë fidanët tanë janë të certifikuar nga Ministria e Agrikulturës e Turqisë për cilësinë e tyre.


MËSO MË SHUMË

Mund të na kontaktoni me anë të telefonit ose emailit. Do të ishim shumë të lumtur tíu përgjigjeshim pyetjeve tuaja rreth kompanisë sonë, produkteve dhe çmimeve tona të pemëve.