walnut orchard

KUR MUND TË MBJELL FIDANË ARRE?

Pemët e arrës mund të mbillen në çdo kohë ndërmjet nëntorit dhe prillit. Gjatë këtyre muajve, pemët janë në gjumë (i quajtur ndryshe gjumi dimëror).


CILIN VARJETET ARRE DUHET TË PËRZGJEDH?

Ju mund të zgjidhni varjetetin e pemës së arrës bazuar në klimën dhe lartësinë e tokës suaj (sa metra mbi nivelin e detit).

  • Chandler Chandler është varjeteti më i mirë në aspektin e produktivitetit dhe cilësisë së arrës. Eshtë varjeteti më i shitur i arrës. Në mënyrë që të mbillni Chandler, toka juaj duhet të jetë e vendosur në një lartësi prej 1200 metra ose më të ulët. Duhet të mbillet bashkëme pllenuesin e saj Franquette.
  • Fernor është një varietet i qëndrueshëm dhe produktiv. Mund të mbillet në lartësi më të larta se 1200m. Prodhon arra me cilësi të lartë dhe bërthamë të shijshme. Duhet të mbillet me pllenuesin e saj Fernette.

Sa fidanë mund të mbjell në tokën time?

Ju mund të mbillni 330 fidanë për hektar. Duhet të ketë 5 metra distancë mes fidanëve. Gjithashtu, duhet të ketë 6 metra midis rreshtave të fidanëve.

SI TË MBJELLIM DHE TË RRISIM FIDANËT E ARRËS

PËRGATIT TOKËN

Para se të mbërrijnë fidanët e arrës, ju duhet të përgatitni tokën tuaj.

  • Duhet të plugoni tokën me një traktor. Plugimi i tokës do të sjellë më shumë ajër në tokë. Gjithashtu do të rrisë kapacitetin ujëmbajtës në tokë. Ajo gjithashtu thyen dheun e fortë dhe të ngjeshur. Me fjalë të tjera hap rrugën që rrënjët të rriten.
  • Shënoni pikat ku do të mbillen fidanët . Gërmoni gropa 60 cm të gjëra dhe rreth 60 cm të thella. Mos e shpërndani dheun që keni nxjerrë nga gropa. Vendoseni në mënyrë të rregullt në afërsi të gropës. Ju do ta përdorni atë dhe për të mbuluar fidanët më vonë.
  • Blini sistemin e ujitjes me pika për tokën tuaj. Do t’ju nevojitet kjo për të ujitur dhe plehëruar fidanët.
  • Gjithashtu mund të dëshironi të rrethoni tokën tuaj me një gardh për të mbajtur kafshët e egra larg nga fidanët

MBILL FIDANËT

  • Para mbjelljes së fidanit, duhet të prisni rrënjët e thyera dhe rrënjët që janë tepër të gjata (shkurtoni rrënjët).
  • Vendoseni fidanin në gropë dhe mbusheni gropën që rrethon rrënjët me dhe. Sigurohuni që të lini pikën e shartimit disa centimetra mbi tokë. Kur ta keni mbaruar groposjen, ngjesheni tokën me duar ose këmbë. Sigurohuni që pema është vendosur mirë. Ju nuk duhet të jeni në gjendje ta nxrirrni fidanin nga dheu kur e tërhiqni me duar.
  • Tani që fidanët janë vendosur në vendin e tyre, duhet te krasisni majat e tyre. Pritini majën e çdo peme 60 cm mbi tokë. Kjo do të ndihmojë që energjia e fidanit të shkojë në zhvillimin e rrënjëve dhe jo në prodhimin e gjetheve.
  • Ujitni fidanët. Kjo do ti ndihmojë ato të zënë vend në tokën e re.
  • Lyeni trupin e fidanit me bojë të bardhë (mundësisht bojë latex). Kjo do ti mbrojë ato nga djegie nga dielli. Sigurohuni që të përdorni bojëra me bazë uji (mos përdorni bojëra të bazuara në vaj).
  • Ju mund të shikoni këtë video për të mësuar se si të mbillni fidanë arre

KUJDESI NDAJ FIDANËVE

Ju keni mbjellë fidanë dhe tani keni një pemishte me arra. Urime! Megjithatë, ju do të duhet të kujdeseni për pemishten tuaj në vitet e ardhshme. Kjo do të sigurojë që pemët tuaja të rriten shëndoshë e mirë; dhe ato do të prodhojnë më shumë arra.

  • Sigurohuni që të bëni sa më poshtë që të kujdeseni për pemët çdo vit:
  • Ujitni pemët në muajt e nxehtë të verës. Ne rekomandojmë që për të ujitur pemët të përdoret sistemi me pika. Në varësi të kushteve të motit, çdo pemë e re do të ketë nevojë për rreth 15 litra ujë në ditë, gjatë ditëve të nxehta të verës.
  • Hidhini pemëve pleh NPK (Azot - Kalium - Fosfor) për të mbështetur rritjen e tyre. Për pemët e reja sidomos N (azoti) është shumë i rëndësishem për rritjen e tyre. Pemët e reja kanë nevojë për rreth 100 gramë N për pemë në tre vitet e tyre të para. Sapo pemët të arrijnë vitin e katërt dhe të fillojnë prodhimin, shuma e N duhet të jetë më e lartë.
  • Aplikoni periodikisht pesticidet në pemë. Kjo do ti mbajë insektet larg pemëve.
  • Hiqni barërat e këqija nga baza e pemëve. Barërat e këqija konkurojnë me pemën e arrës për ujë.
  • Krasitni pemët në vitin e tretë dhe të pestë. Ne do tju japim udhëzime të detajuara se si të krasitni pemët tuaja.

SI MUND TA URDHËROJ FIDANËT E ARRE?

Ju lutemi plotësoni formularin e kërkesës së çmimit në faqen tonë të internetit ose na dërgoni një email. Një përfaqësues nga kompania jonë do tju kontaktojë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Na kontaktoni për më shumë informacion